Martini pranon humbjen: Laçi e meritoi fitoren!

21 Janar 2020
19:41
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Teutës, Edi Martini, tregohet i sinqertë dhe e pranon se skuadra e tij e meritonte të humbiste ndeshjen ndaj Laçit. Ai thekson se ekipi nuk u paraqit mirë dhe duhet të reagojë që nga ndeshja e radhës në kampionat. 

Humbja – “Ishte detyrim fitorja ndaj Laçit. E dinim çfarë ekipi kishim përballë, një ekip simpatik. Jemi të zhgënjyer, por Laçi e meritoi fitoren”.

Coulibali – “Ishim përgatitur që Coulibali të ishte pjesë e formacionit. Edhe lojtarët që nuk ishin menduar për të luajtur, e nisën nga fillimi dhe u gjetën të papërgatitur. Normalisht, ky nuk është justifikim, por ne nxjerrim mësime, nxjerrim mësime”.

Merkato – “Coulbali dhe Hebaj kanë ardhur sulmues. Sot nuk ishin asnjëri. Të paktën Coulibali pritej në formacion, por ishte e pamundur që të federohej sot. Mendojmë se deri në fund të muajit, të kemi përmirësime dhe në reparte të tjera”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit