Maruzio Sarri i druhet shumë këtij Milani, paralajmëron Juventusin e tij!

6 Korrik 2020
16:39
Eraldo Harlicaj
back button

“Është një ndeshje e vështirë, Milan na ka krijuar gjithmonë vështirësi këtë sezon dhe për momentin është në gjendje të shkëlqyeshme fizike dhe mendore. Ka fituar dy ndeshje shumë të rëndësishme, në këtë moment përballja me Milanin është e ndërlikuar”.

Ai që e thotë është kryesuesi i kampionatit, Maurizio Sarri, i cili në prag të sfidës ndaj kuqezinjve në “San Siro” paralajmëron ekipin e tij, Juventusin, që edhe pse i qetë në renditje, duhet të bëjë shumë kujdes.

“Nuk pres ndonjë relaksim – vazhdon ai – në këtë moment ndeshjet janë të gjitha të vështira dhe të bësh një lojë ose një pjesë të saj të gabuar mund të jetë jashtëzakonisht e lehtë”.

“Aspekti mendor është vendimtar, të luash çdo tre ditë bëhet delikate. Në këtë periudhë rezultatet që nuk janë të dukshme mund të dalin shumë lehtë”.

“Do të jetë një muaj shumë i vështirë, ne duhet të vazhdojmë siç kemi bërë deri më tani. Për ne, ndeshja më e rëndësishme është kjo, nuk kujdesemi për muajin tjetër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit