Masa drastike, UEFA përjashton dy klubet

21 Dhjetor 2018
20:52
back button

Klubi maqedonas, Vardar dhe ai bullgar, Levski Sofia janë përjashtuar nga të gjitha aktivitetet e organizuara nga UEFA për dy sezonet e ardhshme, për shkak se kanë shkelur rregullat e liçensimit dhe ato të Fair Play Financiar. UEFA konfirmoi të premten sanksionet e marra ndaj dy klubeve nga trupa e kontrollit, sikurse dhe gjobën prej 50 mijë euro ndaj Sporting të Portugalisë, për të paguar shumën që detyrohej pas afateve.

Vardar nuk do të mund të luajë në Europë për dy sezonet e ardhshme 2019-20 dhe 2020-21, ndonëse deri në 31 janar klubi maqedonas do të duhet gjithsesi të vërtetojë se ka paguar detyrimet e konsideruara si borxhe deri në 30 shtatorin e kaluar. Klubi maqedonas do të duhet të paguajë edhe një gjobë prej 100 mijë euro.

Në rastin e Levski, klubi bullgar është përjashtuar gjithashtu nga Europa për sezonet 2019-20 dhe 2020-21, me afat përfundimtar datën 28 shkurt 2019, për të vërtetuar pagesën e borxhit të akumuluar deri më 30 shtatorin e kaluar. Edhe klubi bullgar detyrohet të paguajë gjobën prej 100 mijë euro.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit