Masa të detyrueshme, Vllaznia iu kujton tifozëve çfarë ndalohet ndaj Partizanit

17 Tetor 2019
13:09
Alfred Lleshi
back button

Vllaznia-Partizani është kryesfida e javës së 8-të të Superiores. Ajo do të luhet më 19 tetor, prej orës 17:00, në “Loro Boriçi”. Aktualisht, dy skuadrat i ndan vetëm një pikë, me kuqeblutë më lart në renditje. Pra, duket si një sfidë e drejtpërdrejtë për “t’i lënë targën” njëra-tjetrës. Interesimi në Shkodër është tejet i lartë, ndaj pritet që stadiumi i kryeqendrës së veriut të jetë i mbushur. Sidoqoftë, tifozët shkodranë duhet të kenë parasysh disa gjëra, që të mos ndëshkohen sërish nga Disiplina, si për incidentet ndaj Tiranës. 

Klubi ka dalë me një njoftim publik, ku i kërkon “lojtarit të 12-të” të mos i kalojë këto “vija të kuqe” para, gjatë dhe pas ndeshjes me kampionët e vendit në fuqi. Natyrisht, nuk bëhet fjalë për nene të Kodit Penal, që tashmë parashikojnë edhe burg për tifozët që e tejkalojnë masën nëpër stadiume, por për rregulla të panegociueshme “utilitare”, që lidhen me kohën e hyrjes në stadium, çfarë sendesh nuk lejohet të keni me vete, çfarë është e ndaluar gjatë të bërit tifo, etj.

Më poshtë, tifozët e Vllaznisë mund të njihen me “vijat e bardha”, nëpër të cilat janë të detyruar të kalojnë këtë fundjavë, nëse duan ta ndjekin nga shkallët e stadiumit supersfidën me Partizanin:

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit