Masakrohet Hazard, shpërthen tërbimi i madrilenëve në rrjet

19 Shtator 2019
20:26
back button

Një mbrëmje tërësisht për tu harruar. Real Madrid, në ndeshjen e parë të këtij edicioni të Champions League u mposht të mërkurën nga Paris Saint-Germain me rezultatin 3-0. Një dështim i rëndë me performancën zhgënjyese të Los Blancos, që shënuan një rekord negative: zero gjuajtje në portë.

Mes protagonistëve për keq të ndeshjes së luajtur në “Parc de Prince” ishte edhe blerja më e bujshme e merkatos verore të Real Madrid, Eden Hazard, i transferuar nga Chelsea.

Belgu është vlerësuar turpshëm me notën 2 nga ana e medias të famshme franceze “L’Equipe”, ndërkohë që në rrjetet sociale janë shpërndarë dhe kanë marrë dhenë meme që theksojnë dy versionet e fantazistit: atë të shkëlqyeshme me Chelsea dhe atë zhgënjyese me fanellën e Real Madrid.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit