Masat anti-Covid ndalojnë Lakers të festojnë titullin në Shtëpinë e Bardhë

20 Prill 2021
11:53
Telesport
back button

Masat anti-Covid të marra për shkak të pandemisë kanë anulluar vizitën që skuadra e Lakers, kampione në fuqi e NBA-së të bëjë vizitën tradicionale në Shtëpinë e Bardhë për të takuar presidentin Joe Biden. Kjo vizitë ishte anulluar nga vetë skuadrat kur president ishte Donald Trump (nuk shkuan në formë proteste Golden State dhe Toronto), por tashmë është pandemia ajo që ndal sërish traditën.

Në shkurt, Lakers u shprehën të gatshëm të vizitojnë Shtëpinë e Bardhë, por protokolli anti-Covid si dhe një kalendar i ngjeshur në NBA e bëjnë të pamundur këtë vizitë. Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që kjo gjë të ndodhë në një moment të dytë. Hera e fundit që një ekip ka shkuar në Shtëpinë e Bardhë (presidenti ishte Barack Obama) ka qenë viti 2016,  kur kampion shpallej ekipi i Cleveland Cavaliers.

Lakers vjet anulluan edhe festën e titullit nr.17 prë shkak të pandemisë, me premtimin e ajo do të zhvillohet në një moment tjetër, kur situata të ishte përmirësuar. Pritet që kjo festë me një numër të limituar fansash të zhvillohet më 12 maj, në ndeshjen e fundit që Lakers do të zhvillojnë në fushën e tyrë përgjatë sezonit të rregullt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit