Mashtrimi me gjysmë-maratonën e Shenzen, 237 atletët i bien shkurt…

1 Dhjetor 2018
16:10
Telesport
back button

Kanë dhënë një kohë të jashtëzakonshme, madje duke vendosur rekorde personale. Por në fakt nuk bëhet fjalë për atletë që janë stërvitur mirë e kanë punuar fort, por për mashtrues dhe kohët e dhëna në garën e gjysmë-maratonës në Shenzen, nuk janë reale por false. Në këtë garë të zhvilluar dje në Shenzen (Kinë), disa qindra atletë kanë vendosur t’i bien shkurt, duke u futur mes zonës që ndodhej mes dy pistave ku garohej, duke përfituar të paktën 1km distancë.

Telekamerat kanë zbuluar se kanë qenë 237 atletë që kanë kryer këtë veprim aspak të drejtë, duke u futur mes një lulishteje për të dalë në anën tjetër të rrugës. Ata janë gjetur dhe janë skualifikuar nga gara një e nga një nga ana e organizatorëve, që kanë mbetur të zhgënjyer nga ky veprim i garuesve.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit