Mashtrimi me taksat, Sergio Ramos është “viktima” e fundit e Thesarit

23 Tetor 2019
23:20
back button

Sergio Ramos është më i fundit që i shtohet listës së gjatë të futbollistëve të dënuar nga Thesari i Spanjës, për akuzën e mashtrimit me taksat. Kapiteni i Real Madrid është gjobitur me shumën 1 milion euro për parregullsi në pagesën e taksave mbi të drejtat e imazhit. Lajmi bëhet i ditur nga “El Mundo”.

Akuza i referohet parregullsive me taksat nga ana e Ramos në vitet financiare 2012, 2013 dhe 2014, kohë kur futbollisti përdorte një kompani në pronësi të tijë. Kompania “Sermos 32”, me seli në Spanjë, ishte përfituese e fondeve të gjeneruara nga reklamat e të transferuara më pas aty, për të reduktuar pagesat në taksa.

Sipas të njëjtit burim informacioni mësohet se Ramos ka paguar tashmë shumën e kërkuar që përfshin dëmin e shkaktuar, shtuar gjobën dhe interesin. Gjithsesi, kapiteni i Real Madrid ka apeluar vendimin, me pretendimin se ai ka vepruar gjithmonë në përputhje me kriteret dhe kuadrin ligjor për taksat, të caktuara nga Thesari në një inspektim të kryer më parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit