Mashtroi me vaksinën, NFL gjobit lojtarin MVP pasi doli pozitiv me koronavirus

10 Nëntor 2021
12:27
Telesport
back button

National Football League (NFL) në Amerikë ka gjobitur me 14.650 mijë dollarë lojtarin Aaron Rodgers si dhe shokun e tij të ekipit Allen Lazard (e njëjta shumë), pasi kishin mashtruar se kishin kryer vaksinën anti-Covid. Gjithçka u zbulua kur Rodgers u infektua pak ditë më parë me koronavirus dhe konfirmoi se nuk kishte kryer asnjë vaksinë, por thjesht kishte marrë vitamina për të forcuar sistemin imunitar.

Rodgers, MVP i sezonit të kaluar në NFL, ka thyer disa herë rregullat anti-Covid të miratuara nga NFL, pasi paraqitej në konferencën për shtyp pa maskë, ndërkohë që s’ka qenë i vaksinuar. Ai është “kapur mat” pa maskë edhe në qendrën stërvitore të ekipit të tij. Për këtë arsye, edhe skuadra e tij e Green Bay Packer është gjobitur me 300 mijë dollarë për thyerje të rregullave anti-Covid.

Gjithsesi, gjoba për lojtarin 37-vjeçar është shumë modeste krahasuar me rrogën e tij, 25 milionë dollarë për sezonin 2021 të NFL-së.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit