Mashtroi WADA me foto-montazh, rekordmeni i botës pezullohet 4 vjet

6 Korrik 2020
14:35
Telesport
back button

Atleti kenian Wilson Kipsang Kiprotich, ish-rekordmen i botës në garën e maratonës, është pezulluar për 4 vjet nga të gjitha eventet sportive, pasi ka shkeluar rregullat antidoping. Ai ka mashtruar WADA-n me një foto-montazh.

Kipsang, fitues edhe i 2 edicioneve të maratonës së Londrës, ka paraqitur një foto mashtruese sikur kishte pësuar aksident në trafik, për të justifikuar mospraninë e tij gjatë një tensti antidoping. Përmes kësaj foto ai përpiqej të justifikonte mungesën e tij në shtëpi gjatë një testi.

Keniani, në fakt, nuk është paraqitur në 4 teste brenda një viti dhe ky mashtrim i vuri vulën karrierës së tij. Atleti 38-vjeçar, ishte pezulluar nga garat më herët këtë vit, deri në sqarimin e ngjarjeve, por tashmë WADA ka marrë vendimin për ta përjashtuar për 4 vite.

Kipsang është edhe fitues i medaljes së bronztë në Olimpiadën “Londër 2012” në disiplinën e maratonës. Dënimi nis nga data 10 janar 2020, kur dhe u pezullua nga garat. Ai vendosi rekord botëror në maratonë në garën e Berlinit në vitin 2013 (koha, 2h03’23”).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit