Mashtronte njerëzit duke u hequr si Conor McGregor, dënohet me 3 vjet burg

26 Prill 2021
10:58
Telesport
back button

Mark Nye, 34 vjeç, që falë ngjashmërisë me Conor McGregor prej vitesh hiqej si irandezi, është dënuar me 3 vjet burg nga gjykata. Ai përdorte një identitet të rremë, duke u thënë njerëzve se ishte ikona e arteve marciale mikse, për të kryer biznesin e tij.

Nye është dënuar për përdorim dhe shpërndarje të substancave të ndaluara dhe mbajtje identiteti të rremë. Në momentin e arrestimit atij iu gjendën 2 celularë, ku u zbulua mashtrimi si dhe një sasi droge. Kur policia e arrestoi dhe e pyeti për emrin, ai fillimisht tha se quhej Conor!!!

Sipsa mediave irlandeze, personit të arrestuar iu gjendën qindra karta biznesi (kartvizita), ku shkruhej “McGregor Enterprise”, me të cilat ai promovonte biznesin e tij kriminal. Në pjesën e pasme të kartvizitës shkruhej “Pikat më të mira në Surrey”.

Tashmë Mark Nye ndodhet në burg, ku do të kalojë 3 vitet e ardhshme dhe aktrimi i tij duke qenë si Conor McGregor ka marrë fund. Ndërsa McGregor i vërtetë vijon përgatitjet për t’u rikthyer në kafaz më 10 korrik, në eventin UFC-264, ndaj Dustin Poirier.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit