Masvidal dhe Adesanya, në kopertinën e EA Aports UFC 4

11 Korrik 2020
18:53
Denis Hakanaj
back button

Jorge Masvidal dhe Israel Adesanya do të jenë në kopertinën zyrtare të video-lojës EA Sports UFC 4.

Jon Jones, Alexander Gustafsson, Conor McGregor, dhe Ronda Rousey kanë qenë yjet e mëparshëm të UFC-së që kanë qenë imazhi i lojës së famshme.

“Unë jam imazhi i një brezi të ri luftëtarësh të UFC-së, kështu që është e drejtë që të përfaqësoj sportin në këtë lojë të UFC-së për brezin e ti”, ka thënë Adesanya në një komunikatë për shtyp.

“Pres  fansat të kënaqen duke luajtur me mua, aq sa unë jam  kënaqur duke luajtur si vetja ime”.

“MMA është më shumë sesa brezi i kampionit. Ka të bëjë me ty si njeri dhe përkushtimi që shtyn një luftëtar të transformohet nga një i panjohur te një që mbush plot arenat në të gjithë botën”, ka shtuar Masvidal.

“Unë jam rritur duke luftuar në rrugë, kështu që është entuziazmuese të shikoj këtë stil luftimi të përfshihet te UFC 4”.

Video-loja pritet të dalë në treg më 14 gusht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit