Masvidal: Le ta firmosë kontratën po ka by**ë dhe ta provojë me mua

8 Nëntor 2019
10:56
Telesport
back button

Eventi UFC-244 i zhvilluar fundjavën e kaluar në Nju Jork pati interes të madh, pasi u dha një titull i ri, ai i “gangsterit më të keq” në artet marciale mikse (Baddest Motherf**ker Belt, titulli BFL). Në këtë duel, Jorge Masvidal mposhti Nate Diaz, duke marrë edhe titullin. Janë të shumtë ata që mendojnë se Masvidal duhet ta mbrojë këtë titull ndaj Conor McGregor, i përfshirë disa herë në debatet për këtë gjerdan, por “kampioni” nuk beson se do të realizohet kjo sfidë.

Conor po rikthehet, por për cfarë? Ai shkër**atë ka kohë që vetëm flet për rikthimin në kafaz po asgjë konkrete. Unë e di që këtu i kam kundër të gjithë, përfshi edhe Dana White, që bënte tifo për Nate Diaz. Conor? Ai nuk e dëshiron këtë duel, pasi nuk ka asnjë shans të fitojë. Nëse i prishet mendja le ta firmosë kontratën po ka by**ë dhe ta provojë me mua në kafaz”, u shpreh Jorge Masvidal. Conor McGregor ka deklaruar se do të rikthehet në kafaz më 18 janar 2020.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit