Marco Materazzi nuk kursehet fare ndaj Romelu Lukakut. Ish-mbrojtësi i zikaltërve foli për rikthimin e belgut në “San Siro” si kundërshtar, në fund të tetorit. “Si do të pritet nga tifozët? E dini, unë mendoj gabim, – deklaroi ai për “FcInterNews”.
– Është normale që tradhtoi një herë, u fal nga Interi, por e tradhtoi për herë të dytë. Nëse nuk shkojmë më tej, mendoj se fakti sportiv është i gjithi aty. Interi është mjaft i pjekur për të ditur se nuk duhet të ketë gjëra që shkojnë përtej ngacmimeve”.
Mbi lamtumirën e papritur të Lukakut me Interin, ish-mbrojtësi kampion bote më 2006 shtoi: “Ishte turp për të gjithë, pastaj rezultatet do të tregojnë se kush kishte të drejtë. Kur u kthye u lavdërua, do të doja të dija se cilat ishin motivet e tij të braktisjes ashtu të fanellës zikaltër.
Ai sigurisht i kishte ato, të gjithë e dinë çfarë është më e mira për veten e tyre. Secili shkon në rrugën e vet. Po shënoi gol ndaj Interit? Shpresoj të mos e bëjë, pastaj të shohim se kush kishte të drejtë”.