Materazzi, i papërmbajtshëm: fotografi me Eto’o dhe provokim për Ibrahimovic!

23 Nëntor 2021
16:49
Denis Hakanaj
back button

Marco Materazzi nuk mund të përmbahet!

Të dielën e kaluar, ish-mbrojtësi i Inter ka ndjekur Çmimin e Madh në Katar dhe në Doha është takuar me shumë miq dhe kolegë të vjetër, si Ronaldinho, Cafu dhe Beckham.

Mes fotografive të publikuara në rrjetet sociale nga Matrix është një në shoqërinë e Samuel Eto’o, që ka marrë shumë pëlqime nga ana e tifozëve të Inter-it. Ka qenë mesazhi që ka shoqëruar foton që ka shkaktuar shumë diskutime.

“Mbreti Luan po më shpjegonte kush është… Mbreti i vërtetë i Milanos”, ka shkruar Materazzi në Instagram, duke publikuar një fotografi me ish-shokun e skuadrës Eto’o.

Kanë qenë të shumtë ata që e kanë marrë këtë mesazh si një thumbim ndaj Zlatan Ibrahimovic, me të cilin, pas tre sezoneve të kaluar tek Inter, ka patur disa përplasje në të kaluarën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marco Materazzi (@marcomaterazzi)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit