Materazzi: Roma-Inter? Kujtoj se Mourinho u zemërua keq për…

3 Dhjetor 2021
17:20
Denis Hakanaj
back button

Marco Materazzi është gati për Roma-Inter, ndeshje e fundjavës në Serinë A që do të vërë përballë skuadrën e Simone Inzaghi-t kundër asaj të ish-trajnerit zikaltër Jose Mourinho.

Ish-mbrojtësi zikaltër ka folur pikërisht për sfidën dhe trajnerin portugez në një intervistë të dhënë për La Gazzetta dello Sport.

Kujtimi – “Çfarë kujton nga Roma-Inter dhe Mou? Finalen e Kupës së Italisë 2010. Në Olimpico ka filluar himni i Roma-s. Normalisht nuk mund të bënte asgjë, por është zemëruar keq. Po na motivonte. Sepse ai luante me psikologjinë. Kishte krijuar një skuadër më të fortë se vështirësitë”, ka thënë Materazzi.

Për ndeshjen –  “Si mund të mbarojë ndeshja? Ka diferencë mes organikës së Inter-it dhe asaj të Roma-s. Skuadra e Inzaghi-t ka më shumë alternativa dhe tani ka një fizionomi. E mendoja edhe para se të vinte Mourinho se Roma-s i duheshin 4-5 blerje të rëndësishme”.

Për Special One – “Nëse Mourinho është i njëjti? Po, për mua nuk ka ndryshuar. Ndodhet në një ambient ndryshe, një ambient stimulues. Jemi kundërshtarë, por të gjithë jemi pak tifoz me të. Tani në zemrën e tij është Roma, është një profesionist, do të kërkojë të fitojë. Deri para fillimit të ndeshjes do të jetë dashuri dhe kujtime, më pas do të jetë një betejë në fushë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit