Matic drejt “divorcit” me Man.United, Inter harron fiksimin

23 Tetor 2019
20:47
back button

Rrugët mes Nemanja Matic dhe Manchester United mund të ndahen që në janar. Mesfushori serb, në objektivin e Inter, si një alternativë me çmim të ulët në rast se nuk finalizohet blerja e Vidal, është në skadim të kontratës në qershor të vitit të ardhshëm.

Pavarësisht mundësive apo tentativave të rinovimit të njëanshëm nga ana e klubit, mesfushori serb mund të largohet që në janar. Të paktën kështu njofton “Tuttosport” në lidhje me ish-futbollistin e Chelsea-t: “Nëse do të vijojë të qëndrojë në kufijtë e projektit, atëherë është e thjeshtë të mendoshë se mund të arrihet në divorcin mes palëve që në çeljen e merkatos së dimrit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit