Matthaus dhe telefonatat anonime nga Hoeness: Më shan për 20 minuta dhe më pas më thotë

25 Qershor 2022
20:43
Denis Hakanaj
back button

Lothar Matthaus ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të historisë së futbollit gjerman, Në 1990-ën ka arritur të udhëheqë Gjermaninë drejt fitores në Kupën e Botës dhe është i lidhur kryesisht me dy klube: Inter-in dhe Bayern Munich.

Pavarësisht se është një nga legjendat më të rëndësishme të klubit bavarez, kur bëhet fjalë për të komentuar një ndeshje dhe gjërat që nuk shkojnë mirë, ai nuk i kursen kritikat ndaja saj që ka qenë skuadra e tij mes 1984-ës dhe 1988-ës dhe përsëri me 1992-shit dhe 2000-shit.

Matthaus nuk mban me hatër njeri dhe kjo gjë shpesh nuk pëlqehet nga një tjetër legjendë e Bayern-it: Uli Hoeness. Në një intervistë të dhënë për Sky, ish-futbollisti ka zbuluar një prapaskenë kurioze:

“Nëse të dielën në mëngjes më bie telefoni dhe telefonata është me një numër anonim, nga ana tjetër mund të jetë Uli. Ndoshta natën më parë ka ndjekur ndeshjen që kam komentuar unë, Bayern ka luajtur keq dhe unë e kam theksuar këtë.

“E di se nëse Bayern-i do të humbasë me Mainz-in dhe me ndonjë skuadër tjetër, do të më presin disa minuta me qortime. Unë nuk arrij të them asnjë fjalë, është e pabesueshme, flet vetëm ai.

“Kur Uli mbetet pa frymë i them ‘Mund të flas edhe unë?’ Më pas kalon një minutë tjetër dhe kthehet të flasë. Pas 15 ose 20 minutash më thotë ‘Hajde në Tegernsee të pijmë një gotë verë'”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit