Matthaus kritikon blerjen e bujshme të Bayern: Nuk është ai kampioni i madh që prisnim

2 Tetor 2023
12:12
Telesport
back button

Pas një sezoni që nisi mjaft mirë për mbrojtësin koreano-jugor Kim Min-Jae, situata duket se ka ndryshuar për 26-vjeçarin. Paraqitja e tij duket se po shqetëson disi klubin dhe ai që ka folur për situatën e krijuar është legjenda Lothar Matthaus.

Mbrojtësi u duke në telashe në ndeshjen që Bayern Mynih barazoi 2-2 me Leipzig, mangësi që Matthaus i vë në dukje: “Nuk është ai kampioni i madh që shpresonim dhe pretendonim”.

Për momentin është i pasigurtë në mbrojtje. Ndoshta i duhet ende edhe pak kohë që të ambientohet me futbollin këtu, me Bundesligën”, tha Matthaus.

Kim Min-Jae erdhi këtë verë nga Napoli, për të cilin bavarezët paguan 40 milionë euro. “Nuk kam asgjë ndaj lojtarit, por deri më tani nuk ka qenë në nivelin që prisnim të gjithë, duke parë se vjen nga Italia”, u shpreh Matthaus.

Ardhja e Kim Min-Jae vuri në vështirësi edhe mbrojtësin Matthijs De Ligt, që ka ngrohur shpesh stolin këtë sezon. Për momentin, koreano-jugori është titullar me Bayrn, duke u aktivizuar në 6 ndeshje në kampionat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit