Matthäus, për të ardhmen e argjentinasit: Barça është Messi dhe Messi është Barcelona

6 Mars 2021
15:36
Alfred Lleshi
back button

Në një intervistë për portalin “Onefootball.com”, ish-lojtari i Bayern Munich dhe ekipit kombëtar gjerman, Lothar Matthäus, foli për situatën aktuale të Lionel Messit te Barcelona: “Messi është lojtari im i preferuar, pas Lewandowski. Sezonin tjetër e shoh në Barcelonë. Barcelona është Messi dhe Messi është Barcelona. Për mua, ai është si Beckenbauer, që e kaloi tërë karrierën te Bayern Munich”.

Duke folur pak për situatën aktuale të ekipit katalanas, gjermani ishte i prerë: “Barça ka shumë probleme në fushë, probleme financiare. Ajo humbi 4-1 kundër PSG në Ligën e Kampionëve. Kjo Barcelona nuk është ajo që ne kujtojmë para disa viteve, kur Guardiola po e stërviste”.

Lidhur me Messin, gjermani i njohur përfundoi: “Ai duhet të vendosë. Personalisht do të doja ta shihja te Barcelona, sepse nuk e imagjinoj dot në një klub tjetër”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit