Mauri Icardi te PSG tërbon tifozët… e Chelsea-t

31 Maj 2020
17:57
Denis Hakanaj
back button

PSG ka blerë Mauro Icardi-n për një çmim të pranueshëm, duke parë se jo më shumë se para pak vitesh duhej një çek me nëntë shifra për t’ia marrë Inter-it.

Leonardo ia ka “hedhur” me 50 milionë euro, plus tetë si bonus. Aq sa mjafton për të t’i gëzuar të gjithë, me përjashtim të atyre që… nuk pret. Tifozët e Chelsea-t, në fakt, janë të zemëruar me klubin e tyre dhe e kanë shprehur pakënaqësinë në rrjetet sociale.

Me sa duket nuk e kanë kuptuar se marrëveshja mes PSG-së dhe Inter-it parashikonte një huazim njëvjeçar dhe mundësinë për të ushtruar të drejtën e blerjes, gjë që e bënte të pmundur ndërhyrjen e një klubi tjetër. Gjithsesi, gjakrat janë nxehur.

Opinioni është se Chelsea-t të Lampard-it i duhet një sulmues i zonës së rreptësisë dhe se shumë pak alternativa do të kishin qenë më të mira se Icardi. Veçanërisht me atë çmim.

Ideja se nuk kanë arritur të marrin në Londër një lojtar si argjentinasi me një çmim të arsyeshëm nuk është gëlltitur nga tifozët. Edhe për shkak të operacioneve të tjera të merkatos, shumë më të shtrenjta, që nuk kanë sjellë rezultatet e shpresuara.

Një tifoz ka shkruar: “Vetëm 57 milionë. Chelsea ka shpensuar më shumë për Kepa, Jorginho dhe Pulisic. Të 3 këta lojtarë janë më keq se Icardi”.

I bën jehonë një tifoz tjetër: “Chelsea ka blerë Pulisic për 57 milionë sterlina, ndërkohë PSG ka marrë Icardi-n për të njëtin çmim. Me sa duket ka nivele të ndryshme në këtë sport…”.

Një tjetër është mjaftuar duke shkruar: “Sa do të më kishte pëlqyer ta shihja Icardi-n te Chelsea”.

Një tjetër kërkon që rasti të studiohet: “Vendimi i Chelsea-t për të mos bërë oferta për Icardi-n kur ai mund të huazohej duhet studiuar”.

Në fund, i zhgënjyeri: “45 milionë sterlina për Icardi-n është një çmim shumë ekonomik. Një ditë zhgënjyese për një tifoz të Chelsea-t”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit