Mauro Icardi pranë transferimit të Boca Juniors, sulmuesi argjentinas i përgjigjet tifozit

19 Maj 2023
9:57
Telesport
back button

Sulmuesi argjentinas Mauro Icardi mund të transferohet te skuadra e Boca Juniors sezonin e ardhshëm. Lajmin e konfirmojnë mediat argjentinase, që thonë se për sulmuesin 30-vjeçar ka mjaft interes në vendlindje dhe Boca është skuadra që synon ta ketë pjesë të grupit.

Për momentin nuk ka asgjë konkrete, ndërkohë që Icardi është në pronësi të PSG, por luan në huazim në Turqi, me Gallatasaraj. Në një postim në rrjetet sociale, Icardi mohoi këtë transferim, duke iu përgjigjur një tifozi se nuk ka asgjë të vërtetë dhe se janë zëra false.

Gjithsesi, në Argjentinë e jo vetëm, zërat për një transferim të Icardi në vendlidje po bëhen të shumtë. Tifozët e “xeneize” ëndërrojnë këtë transferim edhe pse Icardi nuk ka luajtur kurrë me ndonjë ekip në Argjentinë. Ai ka luajtur me Barcelona (moshat), Sampdoria, Inter, PSG e Gallatasaraj .

Lajme të tjera

Lajmet e fundit