Mavraj trondit Greuther Furth, lajm i keq nga mbrojtësi ynë kuqezi

14 Korrik 2019
13:29
Alfred Lleshi
back button

Mosha e bën të vetën, me kalimin e të tridhjetave, futbollistëve nuk u mbajnë më aq shumë këllqet. Nga ky “ligj” i pashkruar duket se është prekur edhe Mërgim Mavraj, qendërmbrojtësi shqiptar, që sezonin e ardhshëm do të luajë me Greuther Fürth, në Bundesliga 2. Lojtari ynë kuqezi po stërvitet me intensitet këto ditë, por dje ka luajtur një ndeshje miqësore me FC Augsburg. 

Përtej rezultatit të këtij testi, që del në plan të dytë, miqësorja përfundoi me hidhërim për Fürth. Mavraj duhej të zëvendësohej, pas një dëmtimi në shpatullën e djathtë, që e pësoi në dyluftimin me Maximilian Sauer. Të tilla ndalesa të detyrueshme janë shpeshtuar për kapitenin e kombëtares sonë, i cili nuk është më i freskët si dikur, kur spikaste në Bundesliga dhe në eliminatoret e Europianëve apo Botërorëve me kuqezinjtë. 

Megjithatë, referuar fotos me një mesazh sipër saj, që vetë Mavraj ka shpërndarë në rrjetet sociale, nuk bëhet fjalë për dëmtim serioz. 33-vjeçari i ka qetësuar të gjithë; trajnerin, bashkëlojtarët dhe tifozët përmes postimit: Kthehem shpejt…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit