“Max ka një llogari të hapur me Hamilton në pistën e Silvertstone”

29 Qershor 2022
9:26
Telesport
back button

Një vit më parë, gara e Çmimit të Madh të Anglisë zhvilluar në pistën e Silverstone solli mjaft polemika pas kontaktit mes Max Verstappen e Lewis Hamilton. Dy pilotët patën kontakt ne xhiron e parë, me holandezin e Red Bull që përfundoi jashtë piste, ndërkohë që britaniku fitoi garën edhe pse u penalizua.

Këtë fundjavë botërori i Formula 1 rikthehet në pistën britanike. Ai që ka folur për këtë garë është Jos Verstappen, babai i Max, që i ka hedhur edhe më shumë benzinë zjarrit. “E dimë të gjithë që Max ka një llogari të hapur me Hamilton në këtë pistë”, tha Jos Verstappen.

Nuk jemi të shqetësuar, pasi në fund të sezonit llogaritë u bënë dhe Max u shpall kampion. Ai bën gjithnjë një punë të mirë. Nuk na tremb kjo pistë dhe kjo garë, pasi në kushte normale jemi favoritë karshi Mercedes, por asgjë nuk i dihet”, u shpreh babai i pilotit holandez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit