Max Verstappen konfirmon: Ja numri që do të mbaj sezonin e ri

25 Nëntor 2022
9:54
Telesport
back button

Piloti holandez Max Verstappen, kampion bote në Formula 1, ka konfirmuar se do të mbajë sërish numri 1 në makinën e tij. Verstappen ka mbajtur dikur numrin 33, por vjet kaloi në numrin 1, të cilin do ta mbajë edhe këtë sezon.

Po, do të garoj sërish me numrin 1”, u shpreh piloti holandez i Red Bull. “Për mua është numri më i mirë i mundshëm, me të cilin do të garoj për sa kohë kam mundësi. Nuk ndodh gjithnjë që të mbash këtë numër, që i takon vetëm kampionit të botës”, tha Verstappen.

Për sa kohë do të jem kampion dhe do të mbroj titullin, nuk do të ndryshoj numrin 1. Numrin 33 mund ta përdor sa herë të kem dëshirë. Unë synoj që edhe vitin tjetër të jem kampion bote. E di që do të jetë një sezon më i fortë, por unë gaorj për fitore dhe për të nderuar numrin 1 të kampionit”, tha Verstappen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit