Mayweather bastexhi i thekur, arkëton 20 mijë dollarë pas triumfit të Lopez

19 Tetor 2020
15:13
Telesport
back button

Boksieri amerikan Floyd Mayweather, 50 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij, ka treguar edhe një herë se di të fitojë edhe jashtë ringut.

Ai ka fituar 20 mijë dollarë në bastin që kishte vënë në favor të boksierit Teofimo Lopez. Ky i fundit mposhti me vendim unanim të gjyqtarëve Vasyl Lomachenko ditën e shtunë, duke marrë titullin kampion bote.

Mayweather kishte vënë 6500 dollarë në favor të Lopez dhe në fund arkëtoi 26500 dollarë, pra 20 mijë dollarë fitim.

Këtë biletë fituese Mayweather e postoi në “Instagram”, duke konfirmuar besimin që ai kishte në aftësitë e Lopez.

Mayweather, që në karrierën e tij ka arkëtuar 1 miliardë dollarë, bëri edhe shaka me këtë shumë: “Një fitim i lehtë, pasi arkëtova 20.150 dollarë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit