Mayweather dhuron spektakël edhe në një duel “show”, fiton sfidën me Don Moore

23 Maj 2022
8:55
Telesport
back button

Legjenda e boksit Floyd Mayweather fitoi duelin “show” ndaj Don Moore, zhvilluar në Abu Dhabi. Një sfidë me 8 raunde, e dominuar nga Mayweather, që pati epërsi ndaj rivalit të tij, të cilin dikur e ka patur partner në ring gjatë stërvitjes. Gjithsesi, në ring nuk pati histori.

Të 8 raundet ishin të bukur, por Mayweather ishte më superior se rivali i tij, të cilin e hodhi edhe në tapet në raundin e fundit. Moore arriti të rezistojë deri në fund, por nuk pati snjë shans të rivalizojë apo fitojë ndaj legjendës së ringut. Floyd tregoi aftësi të mira dhe një formë të admirueshme.

Edhe pse bëhej fjalë për një sfidë “show” dhe pa rëndësi për statistika, të tri gjyqtarët ia dhanë fitoren Mayweather (80-69 rezultati i të tri gjyqtyarëve). Kjo sfidë duhej të ishte zhvilluar një javë më parë, por u shty për shkak të vdekjes së presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit