Mayweather tjetër triumf “show”, mposht me KO kampionin japonez të MMA-së

25 Shtator 2022
20:36
Telesport
back button

Boksieri amerikan Floyd Mayweather fitoi me KO në raundin e dytë duelin “show” ndaj japonezit Mikuru Asakura, një sportist i MMA-së (16 fitore e 3 humje në kafaz). Sfida zhvilluar në Tokio të Japonisë u mbyll shumë shpejt, me triumfin e legjendës amerikane të boksit (50 fitore e asnjë humbje).

I tërhequr prej vitesh, Mayweather zhvillon shpesh duele të tilla “show”, duke i dhënë një leksion yllit japonez të kafazit. Floyd iu deshën vetëm dy raunde për të “hequr qafe” Asakura, që ra në tapet dhe nuk ishte dot në gjendje të ngrihej më në këmbë, duke detyruar gjyqtarin të mbyllë sfidën.

Asakura u përpoq të befasojë Mayweather në raundin e parë, por pa sukses. Në të dytin, boksieri amerikan tregon se pavarësisht se nuk duelon më si profesionist nuk i ka humbur reflekset e tij. Disa goditje të tij të forta hodhën në taper japonezin, që i coroditur nuk u ngrit më.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit