Mazrekaj flet për mediat kosovare: Ekipi më i dobët në Shqipëri mund më të fortin në Kosovë, atje janë të paktën 10 vite para jush!

22 Mars 2021
14:55
Alfred Lleshi

Mentor Mazrekaj është një ndër pikat referuese të Superiores, këtë sezon. Si pjesë e Laçit pretendent, ai ka rilindur, falë edhe trajnerit Shpëtim Duro. Dikur idhull i tifozëve të Partizanit, sot është rreziku kryesor për të mos i lejuar “demat” të fitojnë titullin. Sepse, këtë objektiv e ka “yll polar” te kurbinasit. I ftuar në një emision televiziv në Kosovë, prishtinasi ka bërë një deklaratë të fortë, duke krahasuar futbollin që luhet në Shqipëri me atë në Kosovë.

“Ekipet në Kosovë që kur dolën në Europë i ka kapur euforia që të marrin lojtarë nga Shqipëria. I njoh shumë prej tyre që vijnë nga ekipe jo të mira, hiq Cuculin dhe këta të Gjilanit. Shumica janë në përfundimin e karrierës dhe kanë gjetur ekipe që i japin shumë para. Në Shqipëri këta lojtarë nuk i marrin.

Dallon shumë futbolli mes Shqipërisë dhe Kosovës në aspektin fizik, taktik, fushat më të mira. Shqipëria është të paktën 10 vite prapa Kosovës. Ekipi më i dobët në Shqipëri rreh ekipin më të fortë në Kosovë. Këtë mendim kam nga infrastruktura dhe ritmi, arbitrimi gjithashtu”, – potencoi Mazrekaj për “Kanali 10”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit