Mazzola “luan” Inter-Napoli: Një lojtar më lë pa gjumë, por…

16 Nëntor 2021
15:50
Denis Hakanaj
back button

Sandro Mazzola, legjenda e Inter-it, ka folur për ndeshjen e madhe të fundjavës së ardhshme që do të luhet në Serinë A mes Inter-it dhe Napoli-t.

Planet e merkatos dhe sfida e San Siro-s kanë qenë temat e prekura nga Mazzola në intervistën të dhënë për Radio Kiss Kiss Napoli.

MERKATO – “Nëse duhej të zgjidhja mes Insigne-s dhe Dybala, do të zgjidhja lojtarin e Napoli-t. Lorenzo do të ishte i përshtatshëm për Inter-in edhe pse argjentinasi është një lojtar i nivelit të lartë”, ka thënë Mazzola.

SPALLETTI – “Luciano Spalletti është një trajner që më pëlqen shumë, e kam mbrojtur gjithmonë sepse është me të vërtetë i mirë. Por besoj se të dielën do ta ndëshkojmë”.

NDESHJA – “Na duhet një fitore kundër Napoli-t, përndryshe duhet t’i themi lamtumirë titullit. Nëse do të fitonim, atëherë do të kemi disa mundësi për t’u kthyer në garë. Skuadra e Spalletti-t nuk duhet nënvlerësuar. Kanë Victor Osimhen, që është me të vërtetë i fortë. Më lë pa gjumë. Sa herë që prek topin më magjeps; është mbresëlënës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit