Mbappé në versionin Usain Bolt, çfarë goli pas 50 metrash sprint të pastër (video)

22 Prill 2019
11:01
Alfred Lleshi
back button

Kylian Mbappe shënoi tre gola në fitoren e mbrëmshme ndaj Monaco, e cila siguroi edhe matematikisht titullin kampion të Ligue 1 për gjigantët e “Parce des Princes”. Njëri nga golat e talentit 20-vjeçar ishte vërtet mahnitës, sepse u finalizua pas një kundërsulmi rrufe dhe një sprinti nga mesi i fushës, pra 50 metra. Dhe të mendosh se ky ishte goli i parë i lojës, që i hapi rrugën fitores 3-1 ndaj Monaco. 

Pas ndeshjes, televizioni francez mbikqyri aksionin në fjalë dhe përllogariti shpejtësinë prej 38 km/orë të talentit francez, diçka e çmendur. Për ta vënë në një kontekst, shpejtësia më e madhe e regjistruar ndonjëherë në Premier League nha një futbollist është 35.48 km/orë, rekord i vendosur nga Leroy Sane, sezonin e kaluar. 

Shifra të denja për “njeriun e erës”, Usain Bolt, kampionin e shumëfishtë të Atletikës. Kur vendosi rekordin botëror të tij, 100 metra për 9.58 sekonda, Bolt mund të ketë vrapuar me shpejtësinë 44.72 km/orë, por shpejtësia e tij mesatare në vrapime është 37.58 km/orë. Pra, kjo që bën Mbappe është vërtet një çmenduri në futboll!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit