Mbappe do yllin e Barçës në ekip, zbulohet kushti që i ka vënë PSG-së

22 Maj 2022
22:05
Denis Hakanaj

Efektet e rinovimit të Kylian Mbappe me Paris Saint-Germain ka shumë mundësi të ndihet te klubet e mëdha të Europës dhe Barcelona mund të jetë e para që mund ta ndiejë, pas rivalëve të Real Madrid.

Sipas Le Parisien, Ousmane Dembele ka dëshirë të luajë në një klub me bashkëkombësin e tij, Mbappe. E përditshmja spanjolle Sport ka shkruar se një nga kushtet e vendosura nga Mbappe për të rinovuar ka qenë që PSG të merrte Dembele.

Kontrata e lojtarit me katalanasit skadon 30 qershorin e ardhshëm dhe ai është lidhur me një kalim te kampionët e Francës shumë kohë më parë.

Barcelona është përpjekur ta bindë Dembele se vendi më i mirë për të është Camp Nou, por nuk kanë mundësi t’i ofrojnë një rrogë siç mund të bëjnë klube të tjerë.

Dukej se ishte e mundur një marrëveshje mes katalanasve dhe sulmuesit, por rinovimi i Mbappe me PSG mund të ketë ndryshuar gjithçka.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit