Mbappe e “largon”, ndizet gara për yllin e Real Madrid

17 Maj 2022
18:54
Denis Hakanaj
back button

Kylian Mbappe është maksimumi që mund të dëshirohet aktualisht në merkaton ndërkombëtare të futbollit. Edhe pse Erling Haaland është transferuar nga Borussia Dortmund te Manchester City.

Nuk janë ta pakët yjet që po vihen në lëvizje në panoramën ndërkombëtare dhe shumë shpejt mund të ndiqen nga të tjerë. Si një efekt domino në të cilin disa përforcohen më shumë se të tjerët.

Dhe në këtë listë mund të jetë shpejt edhe emri i Rodrygo-s. Braziliani është bërë që tani pjesë e historisë së Real Madrid, pas dygolëshit të jashtëzakonshëm të shënuar kundër City-t, që i ka dhuruar finalen e Champions League skuadrës.

Megjithatë, mbërritja e një fenomeni si Mbappe mund t’i reduktojë ndjeshëm hapësirat për fantazistin me nuhatje të madhe për golin. Dhe merkato e futbollit ka filluar të ziejë që tani për një lojtar të tillë.

Një si Rodrygo do të zgjonte menjëherë interesin e disa klubeve të mëdha të Europës. Sipas El Nacional, Bayern Munich, Juventus, Borussia Dortmund dhe Milan janë gati t’i shpallin luftë njëra-tjetrës për ish-lojtarin e Santos-it.

Megjithatë, të gjithë skuadrat e mësipërme do të duhet të bëjnë llogaritë me klubet e Premier League. Manchester United, në fakt, interesohet prej kohësh për lojtarin dhe është edhe Liverpool-i, me Jurgen Klopp që e pëlqen shumë. Domethënë, gara për Rodrygo-n është gati të ndizet pas transferimit të Mbappe në Madrid.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit