Mbappe feston rinovimin me 2 gola në 3 minuta, në Spanjë bëjnë gati betejën ligjore (Pamjet)

21 Maj 2022
21:41
Denis Hakanaj
back button

Kylia Mbappe dhe Paris Saint-Germain, të papërmbajtshëm. Kampionët në fuqi të Francës kanë shënuar tre gola të shpejtë kundër Metz në pjesën e parë të ndeshjes së fundit të kampionatit.

Protagonist absolut Mbappe, i cili ka festuar rinovimin e freskët të kontratës me klubin duke shënuar dy gola në hrakun e tri minutave (25′ dhe 28′). Neymar ka shënuar golin e tretë në minutën e 31-të.

VIDEO

Zgjedhja e Kylian për të qëndruar në Paris rrezikon të shkaktojë një luftë në distancë mes klubit parisien dhe Spanjës. Pas fjalëve të ashpra të presidentit të La Liga-s, Javier Tebas, media iberike Cadena Cope ka shkruar se kampionati spanjoll mund të hedhë në gjyq PSG-në.

VIDEO

Në Spanjë duan të denoncojnë tek UEFA klubin francez nëse shifrat e kontratës së Mbappe do të konfirmohen. La LIga ka frikë se me këtë marrëveshje është kaluar limiti i tavanit të rrogave.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit