Mbappe frikëson PSG-në, Pochettino: Shpresoj të mos ndodhë të dielën

13 Maj 2022
15:49
Denis Hakanaj

E ardhmja e Kylian Mbappe është akoma e paqartë. Nuk dihet akoma nëse sulmuesi francez do të qëndrojë te PSG, apo nëse ai do të transferohet te Real Madrid.

Zbarkimi në Santiago Bernabeu duke zgjidhja më e mundshme, por negociatat janë bllokuar pas komisionit 100 milionë euro të kërkuara nga mamaja e lojtarit.

Mbappe do të jetë i pranishëm në ceremoninë e Trophees UNFP (çmimit që jepen çdo vit në Francë nga Shoqata kombëtare e futbollistëve profesionistë), që do të mbahet të dielën.

Shokët e tij të skuadrës do të jenë në Katar ndërkohë, ku do të qëndrojnë për dy ditë. Mauricio Pochettino është pyetur në konferencë për shtyp nëse ka frikë që sulmuesi mund ta zbulojë të ardhmen gjatë ceremonisë;

“Është një pyetje për Kylian, por shpresoj që të mos e bëjë sepse do të jemi në Katar. Gjithsesi, nëse ka një komunikim për të bërë, shpresojmë që të jetë pozitiv për klubin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit