Mbappé hapet si kurrë më parë, tregon dilemat e rinovimit ose jo me PSG

23 Janar 2021
10:24
Alfred Lleshi
back button

“Ne po flasim me klubin dhe unë po reflektoj se çfarë të bëj. Nëse në fund do të duhej të rinovoja, do të qëndroja këtu për shumë vite. Këtu jam i lumtur, gjithmonë kam qenë kështu, tifozët dhe klubi kanë qenë gjithmonë afër meje dhe për këtë do të jem gjithmonë mirënjohës. Duhet të mendoj se çfarë do të bëj në vitet e ardhshme, do të vendos së shpejti, por për momentin po reflektoj. Nuk dua të nënshkruaj një kontratë për të qëndruar këtu për një kohë të shkurtër. Nëse rinovoj, do ta bëj që të qëndroj këtu për shumë vite, po reflektoj për këtë”.

Kjo është deklarata e yllit francez, pas ndeshjes PSG-Montpellier 4-0, në të cilën ai ishte protagonist. Ish-kampioni i Monaco, Kylian Mbappé, ka vendosur në ankth menaxhmentin e klubit parizien me hezitimin për të rinovuar, duke ndezur imagjinatën e klubeve të mëdha, prej kohësh të interesuar për blerjen e tij, kryesisht Real Madridi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit