Mbappe i ekzagjeruar: ja gjithçka që mund të blejë me kontratën e re

28 Maj 2022
17:34
Denis Hakanaj
back button

Kylian Mbappe ka nënshkruar një rinovim marramendës me Paris Sain-Germain: ja çfarë mund të blejë çdo sekondë, minutë, orë, ditë, muaj dhe vit.

Duke fituar  5 euro në sekondë, Mbappe mund të kërkojë akoma më shumë fat duke blerë një sasi të pafundme gërvisht e fito. Gjithashtu, ai mund të blejë një PS5 në minutë, duke parë se çdo 60 sekonda fiton 342 euro.

Me 20.547 euro në orë, mund t’i lejojë vetes një Rolex Submariner çdo 60 minuta dhe një Ferrari 812 në ditë falë 493.150 eurove që fiton në 24 orë.

Një super jaht në muaj? Pse jo! Me 15 milionë euro, Mbappe mund të bëhet çdo 230 ditë pronari i një mjeti luksoz si “Baron Trenck”: 12 persona në 6 kabina me Jacuzzi dhe SPA.

Me 180 milionë euro  euro në vitin e parë, Kylian mund t’i dhurojë vetes katër Gulfstream G450 të rinj fringo dhe një Bombardier Challenger 605: pesë avione privatë në total.

Çdo vit që vjen pas të parit, me 50 milionë euro, Mbappe mund të blejë një nga apartamentet më luksoz në botë, “One Thousand Museum Penthouse” të Majemit: 93 metra katrorë tarracë, 6 dhoma gjumi, 8 banja dhe një pishinë private.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit