Mbappe i ka kërkuar një përforcim klubit, do yllin e Premier League

25 Janar 2023
17:06
Denis Hakanaj
back button

Kylian Mbappe është një nga protagonistët e këtij sezonit. Sulmuesi francez po shkëlqen me PSG-në dhe ka qenë protagonist në Kupën e Botës, ku është shpallur edhe golashënuesi më i mirë.

Pas zhgënjimit në Katar, me Francën e tij që është mundur në finale kundër Argjentinës me penallti, sulmuesi 24-vjeçar është kthyer të shkëlqejë me PSG-në.

Ylli i parisienëve nuk është i kënaqur me rolin e tij në fushën  e lojës dhe duket se ka ndërmend të ndërhyjë edhe në merkaton e klubit francez.

Në fakt, siç ka bërë të ditur e përditshmja angleze The Sun, Mbappe mësohet t’i ketë bërë një kërkesë të qartë drejtuesve për sa i takon merkatos së futbollit.

Kylian, gjithmonë sipas medias angleze, duket se ka kërkuar mesfushorin portugez të Manchester City-t, Bernarndo Silva, për sezonin e ardhshëm. Të dy kanë luajtur bashkë te Monaco nga 2015-ta në 2017-ën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit