Më në fund, edhe Mbappè bën xhiron e botës në rrjetet sociale për një gjest të parë tashmë. Në përfundim të finales së Botërorit, portieri argjentinas Dibu Martinez kishte bërë një gjest mbarëbotëror duke vendosur çmimin e fituar (“Doreza e Artë”) tek organet gjenitale.
Me sa duket ky imazh ka mbetur në mendjen e Kylian Mbappè, i cili e ka përsëritur “skenën”. Sulmuesi transalpin u përjetësua teksa e përsëriti gjestin e rivalit të tij argjentinas në fund të stërvitjes.
Ylli i PSG lë të kuptohet një buzëqeshje dhe ka të ngjarë që në anën tjetër të ketë disa shokë skuadre, ose disa anëtarë të klubit ku bën pjesë.
Sigurisht që qendërsulmuesi i Francës nuk e ka menduar se po përgjohej nga objektivi i fotografëve, që bënë publike shkrepjen. Dhe në atë moment, gjesti i Mbappe u bë shumë “viral”.
Cette vidéo me fumera toujours mdr #Mbappe𓃵 #martinez pic.twitter.com/tOo07ywMkW
— Sambix (@Sambasy28) January 22, 2023