“Mbappe ishte nisur drejt Realit më 2017, ja si ia ndryshuam mendjen”

15 Maj 2021
12:52
Alfred Lleshi
back button

Nënshkrimi i Kylian Mbappé nga PSG ishte një “grusht shteti” i autoritetit të Nasser Al-Khelaïfi. Ylli francez arriti në kryeqytet me Neymar dhe për katër vite atje është bërë një nga lojtarët më të mirë në botë. Luis Ferrer, ish-shefi i rekrutimit të PSG, ka detajuar se si u realizua transferimi i Mbappé në vitin 2017:

“Transferimi i Mbappé u bë në drekë. Unai Emery i dha Kylian fjalën se do ta aktivizonte direkt titullar te PSG. Dhe e mbajti premtimin e tij. Kylian nuk ishte mjaft i gatshëm për një ndeshje të Ligës së Kampionëve, por Unai e kishte federuar, kështu që e bëri të luante gjithsesi. Ai shkoi vetë në Monaco për ta qetësuar familjen e djaloshit të ri, bashkë me Antero Henrique. Qëllimi im ishte ta bindja atë që të mos nënshkruante për Real Madridin, diçka që nuk ishte e lehtë me Jorge Mendes të përfshirë.

Ai që bëri ndryshimin në favor të PSG ishte projekti sportiv. Nëse do të kishte qenë një agjent në tryezën e negociatave, PSG nuk do të kishte nënshkruar kurrë me Mbappé. Por, meqenëse prindërit e përfaqësuan atë, paratë nuk hynë në lojë. Ne ishim në vitin e Kupës së Botës, djaloshi sapo kishte mbushur 18 vjeç. Prindërit e kuptuan që Kylian duhej të luante, ndërsa BBC ishte te Real Madridi. Pra, me këtë trident, Mbappe nuk mund të luante titullar te madrilenët”.

Luis Ferrer gjithashtu nënvizon se Mbappé kishte shumë ngurrim kur erdhi puna për të pranuar ofertën e PSG: “Ai priti shumë. Nuk ishte e lehtë. Në klub menduan se nënshkrimi nuk mund të bëhej nga ‘Fair-Play Financiar’. Nënshkrimi u bë më 31 gusht, në hotel, pas një nate negociatash me PSG. Ne krijuam një marrëdhënie besimi me familjen e Mbappé”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit