“Mbappe ka 15 ditë kohë”, vjen ultimatumi për yllin e PSG-së

6 Dhjetor 2023
17:11
Denis Hakanaj
back button

Viti 2024 po afron dhe bashkë me të edhe zgjidhja e një prej mistereve më të mëdha në vitet e fundit të merkato.

Cila do të jetë e ardhmja e Kylian Mbappé? Kontrata e yllit të PSG-së me francezët skadon më 30 qershor dhe gjithçka sugjeron se ndryshe nga sa ndodhi në dy vitet e fundit, kampioni i botës 2018 nuk do të ushtrojë opsionin për ta rinovuar me një tjetër vit.

Në të vërtetë, sulmuesi tashmë ka bërë të ditur se i duhet më shumë kohë për të “reflektuar”.

Megjithatë, fakti që vera e ardhshme do të jetë plot angazhime, që nga Euro 2024 e deri te thirrja e mundshme (dhe e shpresuar nga lojtari) për Lojërat Olimpike të Parisit, kërkon që Kylian të vendosë në kohë, pasi klubi që do ta ketë në ekip sezonit të ardhshëm duhet t’i japë atij një pushim mjaft të gjatë…

Po, por cili klub do të jetë? Lajmi është se as PSG dhe as Real Madrid nuk kanë ndërmend të ndërmarrin hapa zyrtarë. Në Francë presin që lojtari të qëndrojë, drejtuesit e Parisit nuk kanë ndërmend të bëjnë oferta më të larta. Në Spanja, megjithatë, strategjia është e qartë.

Siç raporton AS, Real Madrid nuk ka ndërmend të bëjë lëvizje zyrtare deri më 1 janar, për sa kohë që Mbappe do të rezistojë deri atë ditë pa e rinovuar kontratën me PSG-në.

Nga ajo ditë rregullorja do t’i vijë në ndihmë Los Blancos dhe plani i Perez është përcaktuar.

T’i bëjë vetmen ofertë Fayza Lamarit, nënës dhe menaxheres së lojtarit, e cila megjithatë do të ketë vetëm 15 ditë kohë për t’iu përgjigjur propozimit që do të vijë nga Spanja.

Florentino Perez nuk duket i gatshëm të bëjë përjashtime të mëtejshme, pasi është “djegur” në dy verat e fundit për shkak të ndryshimit të mendjes nga Mbappe, i cili nënshkroi rinovimin me PSG-në, duke prishur marrëveshjen verbale të arritur me Los Blancos në 2022.

Nëse Kylian ende heziton, Madridi do tërhiqet përfundimisht, dhe Perez do të heqë dorë nga ëndrra e tij, e ushqyer që nga viti 2017, kur Mbappé ishte një sulmues i talentuar dhe shumë i ri i Monaco.

Në atë pikë, plani B do të hynte në lojë, me Los Blancos që do të hidheshin në sulm për Erling Haaland.

Qendërsulmuesi norvegjez i Manchester Cityt do të bashkohej me mikun e tij Jude Bellingham, ish-shokun e skuadrës te Borussia Dortmund, në Bernabeu, por në këtë rast do të duhej të fillonte një negociatë me Qytetarët, që nuk do të ishte aspak e lehtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit