Futboll

“Mbappe ka gjithçka për të fituar Topin e Artë këtë vit”

Konkurrenca e këtijj viti për “Topin e Artë” është shumë e fortë; diçka është pothuajse e sigurt, që shanset e Messi-t dhe Ronaldos janë shumë më të pakta krahasuar me vitet e kaluar. Griezmann, Modriç, Neymar, Hazard apo Mbappe përfliten si kandidatët kryesor për të rrëmbyer çmimin më të rëndësishëm individual në karrierën e një futbollisti.

Për mesfushorin e Francës, Blaise Matuidi, shoku i tij i skuadër, Mbappe i ka të gjitha shanset për të rrëmbyer “Topin e Artë” këtë vit. Sipas tij, edhe nëse nuk ia del të triumfojë më 3 dhjetor, është i bindur që 19-vjeçari do të marrë një ditë këtë trofe. Matuidi ka folur me superlativa për adoleshentin që ka thyer rekorde të njëpasnjëshme, pavarësisht moshës së tij të re, sipas së cilit është një lojtar i madh, pavarësisht moshës.

“Ai është ndër kandidatët kryesor. Mbappe ka treguar se është një lojtar i madh, pavarësisht nga mosha e tij. Ajo që Mbappe tregon në fushë është shumë mbresëlënëse, ne e shohim edhe në stërvitje, jemi shumë të lumtur që punojmë me të. Unë nuk do të jap një fitues, pasi nuk dua të kem armiq në grup, le ta fitojë më i miri. Por Mbappe ka gjithçka për të fituar Topin e Artë këtë vit apo në të ardhmen”, u shpreh Matuidi.

Më shumë nga Futboll