Problemi i Kylian Mbappe nuk ka lidhje me formën e tij fizike apo me përshtatjen te Real Madrid, por me psikologjinë e tij.
Ky është opinioni i ish-lojtarit të PSG, Jerome Rothen, i cili e lidh formën e dobët të sulmuesit francez me Botërorin e Katarit.
“Kylian vuan nga një problem psikologjik. Qysh nga Kupa e Botës në Katar, unë kam vënë re një rënie të dukshme tek ai. Jo në statistikat e tij, sepse ai gjithmonë e gjen mënyrën për të shënuar”.
“Mendoj se nuk po kërkon mjaftueshëm nga vetja dhe se nuk punon mjaftueshëm me topin. Ka disa muaj që nuk e bën më diferencën. Kjo lidhet me Botërorin e Katarit, kaq”.