Mbappe mendon largimin, PSG ka një ide të çmendur

16 Maj 2021
12:55
Denis Hakanaj

Paris Saint-Germain është në kërkim të një goditje të bujshme në rast se Kylian Mbappe do të vendosë të largohet.

Sulmuesi francez, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022, nuk i ka zgjidhur akoma dyshimet mbi rinovimin dhe mund të largohet në verë te Real Madrid.

Në rast se kjo hipotezë do të kthehet në realitet, sipas L’Equipe, PSG do të hidhej në sulm për Robert Lewandowski-n, i cili dje realizoi golin numër 40 në këtë sezon të Bundesliga-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit