Mbappe: Nuk duhet të kemi shumë besim, unë kam shumë presion

7 Prill 2021
23:36
Denis Hakanaj
back button

Kylian Mbappe, protagonisti i sfidës mes PSG-së dhe Bayern Munich, e ka komentuar me këto fjalë fitoren e marrë mbrëmjen e sotme në çerekfinalen e parë të Champions League:

“Ka qenë një ndeshje e vështirë kundër skuadrës më të mirë të Europës. Ka qenë e vështirë, por është vetëm ndeshja e parë, duhet të kemi besim, por jo shumë, dhe të luajmë siç kemi bërë sot”, ka thënë Mbappe.

“Kam shumë presion, por ky është futbolli, duhet të kesh presion në fushë dhe kjo është ajo për të cilën kam nevojë. Falë shokëve të mi kam shënuar dy gola dhe dua të vazhdoj kështu dhe të ruaj këtë mentalitet sepse mendoj se është i rëndësishëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit