“Mbappe nuk është më i miri në botë”, Guti: Ja kush është më i forti

26 Maj 2022
15:19
Denis Hakanaj
back button

I ka befasuar të gjithë me rinovimin e tij me Paris Saint-Germain dhe për shumë është më i miri në botë. Po flasim për Kylian Mbappe, por për të cilin dikush nuk e mendon njësoj.

Ish-futbollisti Guti, në fakt, ka komentuar për El Chiringuito të gjithë befasine për transferimin e munguar te Real Madrid të sulmuesit francez.

“Prej sa kohësh është te Parisi Mbappe? Pesë vite. Sa Champions ka fituar? Sa Topa të Artë ka fituar? Ndoshta një ditë do të bëhet lojtari më i mirë në botë, por sot nuk është. Flasin për të si një nga më të mirët, pa qenë i tillë”, ka thënë Guti.

Po kush është më i forti? Përgjigja është e thjeshtë: “Mbappe mund të konsiderohet një lojtar me të ardhme njësoj si Haaland, por mjaft me historinë se është më i miri! Kjo duhet thënë.

“Është më i forti në perspektivë, por nuk është më i forti tani. Tani është Benzema. Edhe pse Mbappe me PSG-në nuk ka treguar akoma se është më i mirë.. Thënë kjo, unë do t’i kisha marrë si atë dhe Haaland te Real Madrid”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit