“Mbappé nuk iu bashkua Real Madridit për çështje politike”

1 Korrik 2022
9:23
Alfred Lleshi
back button

Jesé Rodriguez, ish-lojtar i PSG-së dhe Real Madridit, mes skuadrave të tjera, nënshkrimi i kohëve të fundit i turqve të Ankaragücü, kaloi përmes mikrofonave të programit ‘El Larguero’ për të folur mbi tema të ndryshme.

Mes tyre, ai shprehu habinë që ish-shoku i skuadrës në klubin parizien, Kylian Mbappé, nuk përfundoi duke iu bashkuar klubit të bardhë kësaj vere. “Isha shumë i befasuar. Mbaj mend se më tha, kur isha atje, se do të vinte te Real Madridi.

Nuk e di pse nuk erdhi. Unë mendoj se nuk erdhi për shkak të presionit nga jashtë futbollit, u pa si një çështje politike nga populli i Francës. Jam i bindur se është trysnuar nga njerëz që nuk duhet të përfshihen në këto gjëra.

Nëse e keni marrë vendimin dhe është për të mirën tuaj, mund ta ndryshoni vetëm për gjëra madhore. Nëse dikush bën zgjedhje të mirë në planin sportiv dhe ekonomik, ku ka më mirë se Real Madridi. Megjithatë, ai merr vendimin që mendon”, – ka shpjeguar sulmuesi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit