Mbappe nuk përmbahet: “Do të vish në Madrid?”. Gjesti befasues çmend tifozët

18 Janar 2023
18:41
Denis Hakanaj
back button

E ardhmja e Kylian Mbappe është te Real Madrid? Sigurisht këtë e shpreson tifozi që e ka pyetur kampionin francez nëse do ta veshë fanellën e Los Blancos.

Në videon që është bërë virale në Tik Tok, pyetjes së tifozit Mbappe i është përgjigjur me një gjest të qartë: gishtin e madh lart në shenjë pohimi.

Kaq ka mjaftuar që tifozët e Real Madrid të çmenden në rrjetet socile dhe të ëndërrojnë për një transferim të mundshëm të francezit në Madrid.

24-vjeçari ka shkëlqyer në Kupën e Botës të luajtur në Katar, ku është shpallur edhe golashënuesi më i mirë i Botërorit. Paraqitja e tij në finalen e humbur kundër Argjentinës do të mbahet mend për një kohë të gjatë.

Sulmuesi po shkëlqen edhe me Paris Saint-Germain, siç tregojnë edhe 22 golat e shënuar në 28 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet me klubin francez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit