Mbappe para Messit dhe Neymar, PSG i shokon të gjithë me veprimin

13 Shtator 2021
14:50
Alfred Lleshi
back button

Kylian Mbappé udhëheq PSG-në. Jo vetëm në fushë, ku tashmë ka shënuar katër gola për sezonin e ri, por edhe jashtë saj e para kamerave. Kush e di nëse kjo është shenjë nga PSG për të përjetësuar praninë e sulmuesit edhe përtej 30 qershorit 2022.

PSG e ka vendosur yllin francez në krye të skuadrës së yjeve, madje para Messit, Sergio Ramos dhe Neymar, si në dy rastet e tjera, gjatë prezantimit të fanellës së tretë. Të njëjtën gjë ka bërë tashmë me fanellën e parë dhe të dytë të sezonit të ri.

Nëse do të kishte një mënyrë përmes të cilës PSG të lëshonte mesazhe, për t’i bërë të qartë Real Madridit se nuk do ta shiste Mbappe në asnjë rrethanë, ishte përmes këtij lloji veprimi. Në muajt e fundit të majit dhe korrikut u bë prezantimi i uniformave të para dhe të dyta. A ju kujtohet kush e printe atë process? Kylian Mbappe.

Lidhja e imazhit të francezit me dy fanellat në atë moment pasigurie, nëse do të largohej apo jo nga Parisi, nënkuptonte vendosmërinë e ekipit për ta mbajtur. Dhe në fakt, Al Khelaifi qëndroi, duke refuzuar edhe ofertën prej 200 milionë eurosh në ditët e fundit të merkatos së verës.

Pasi e fitoi atë betejë, PSG-së ende i duhet të vendosë rezultatin e luftës. Ka një sezon përpara për ta bindur Mbappé që të mos largohet falas vitin e ardhshëm. Edhe kësi ngjarjesh promovuese mund të shërbejnë për ta ndryshuar mendjen e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit