“Mbappe po bën tekanjozin”, gati denoncimi për Federatën Franceze: Ne kemi paguar

22 Shtator 2022
16:28
Denis Hakanaj
back button

Polemikat lidhur me tentativën e Kylian Mbappe për të bojkotuar sesionin fotografik me sponsorët e Federatës Franceze nuk janë shteruar ende.

Sjellja e kampionit të PSG-së nuk i pëlqeu një prej markave të përfshira në këtë aferë; është KFC, e cila u ka kujtuar protagonistëve historinë:

“Federata Franceze ka nevojë për para dhe KFC ka pranuar të paguajë për atë shërbim”, shpjegoi Alain Beral, nënkryetar i KFC në Francë.

“Kjo e Mbappe është një tekë: ai është zotuar me Federatën për të marrë pjesë në këtë shërbim me katër lojtarë të tjerë. Kontrata jonë nuk është me të, por me Federatën.

“Nuk doni të merrni pjesë? Mirë, por në këtë rast kemi një problem ligjor, sepse në kontratën që kemi nënshkruar është shkruar zyrtarisht që mund të përdorim imazhin e të gjithë lojtarëve të kombëtares franceze”.

Debati u ngrit sepse Mbappe dhe lojtarët e tjerë nuk donin që imazhi i tyre të lidhej me marka të caktuara, si kompanitë e fast food-eve ose faqet e basteve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit